Pronari i Chelsea, Roman Abramovich është tërhequr nga aksionet e Chelsea-t, pas sanksioneve të vendosura nga shtetet e Europës. Abramovich ka bërë një komunikim zyrtar, ku thotë se i delegon kompetencat e tij.
Deklarata e tij:
Gjatë 20 viteve të mia te Chelsea, unë gjithmonë kam parë rolin tim si kujdestar i klubit, puna e të cilit është të sigurojë që ne jemi aq të suksesshëm sa mundemi, si dhe të ndërtojmë për të ardhmen, gjithashtu duke luajtur rol pozitiv në komunitetet tona.
Gjithmonë kam marrë vendime me interesin më të mirë të klubit. Unë mbetem i përkushtuar ndaj këtyre vlerave. Kjo është arsyeja pse unë sot po u jap administratorëve të fondacionit bamirës të Chelsea përkujdesin për skuadrën.