Grupi C
Skuadra e Lëv eliminoi Danimarkën, luzitanën dominojnë tulipanët
Holanda kishte nevojë për një fitore me të paktën dy gola diferencë për të kaluar turin, duke shpresuar se Danimarka do të mundej nga Gjermania. Portugalisë mund t’i mjaftonte edhe një barazim çfarëdo për të fluturuar drejt çerekfinales. Kjo ishte garanci për një ndeshje të madhe dhe pritshmëritë janë realizuar maksimalisht. Van Marvijk ka besuar te mrekullia dhe kishte hedhur në fushë një 11-she me theks të fortë sulmues: 4-1-3-2 me Huntelaar si sulmues të vetëm, i cili mbështetej nga katërshja Sneijder, Van der Vaart, Van Persi dhe Roben. Ndërsa Paulo Bento nuk kishte hequr dorë nga 4-2-3-1 i tij me Ronaldon, Mutinjon dhe Nanin në mbështetje të Postigas. Pjesa e parë mes Portugalisë dhe Holandës në stadiumin “Oblasny SportKomplex Metalist” të Kharkiv. Këto 45 minuta janë mbyllur në barazimin 1-1. Janë parë aksione të shumta nga njëra anë në tjetrën dhe anasjelltas. Por Holanda ka krijuar një iluzion duke bërë të mendohet se gjithçka do të jetë e lehtë për të në këtë përballje, pasi pas vetëm 11 minutash lojë mundi të gjente golin e avantazhit me anë të Van der Vaart. Një gol fantastik: Roben kalon kundërshtarin e parë dhe pason për Van der Vaart në hyrje të zonës, ku ky i fundit gjuan fluturimthi me të majtën dhe e çon topin në rrjetë ngjitur me shtyllën. Por më pas është ngjitur në katedër Kristiano Ronaldo dhe Portugalia e tij, që kanë krijuar shumë aksione. Sulmuesi i Realit ishte i pafat, pasi shtylla i mohoi golin (16’) dhe u ndal nga portieri në (24’), Postiga humbet dy raste të pastra (17’ e 20’). Ndeshja ishte jashtëzakonisht shumë aktive deri në minutën e 28-të, kur Ronaldo gjeti golin e barazimit pas një vendosje jo të mirë të mbrojtjes holandeze. Më pas ishte sërish Portugalia që krijoi rastet më të pastra: Nani (30’), Ronaldo (32’ e 35’). Ndeshja ishte e hapur dhe kualifikimi mbetej për t’u vendosur. Në pjesën e dytë Portugalisë iu anulua një gol për pozicion jashtëloje. Loja zhvillohet më shumë në mesfushë dhe skuadrat janë shumë të kujdesshme. Në minutën e 81, Nani humbet një tjetër rast të pastër për të kaluar në avantazh luzitanët, që gjejnë më shumë hapësira në mbrojtjen e një Holande të zhbalancuar. Por në të 74-ën Ronaldo nuk gabon në asistin e Nanit, dhe mposht për të dytën herë Stekelenburgun. Goditje e rëndë për Holandën, e cila gjithsesi në tentativat e saj të dëshpëruara trondit shtyllën me Van der Vaart në të 83-ën. Minutat në vazhdim nuk ofrojnë asgjë dhe fërshëllima e gjyqtarit për fundin e ndeshjes së fituar 2-1 nga Portugalia, që i dha fund edhe aventurës së Holandës në këtë Europian, ku në fillim të tij shikohej si favorite bashkë me Gjermaninë e Spanjën. Ndërsa në stadiumin “Arena” të Lëvit u luajt ndeshja tjetër e këtij grupi, Danimarkë-Gjermani, ku gjithçka mbetej për t’u vendosur: pas eliminimit befasues të Rusisë të shtunën, Gjermania druhej, edhe pse në këtë takim ishte favoritja e madhe. Por përpara kishte një Danimarkë të etur, që luftonte për të kaluar grupin. 45 minutat e para mes tyre të mbyllura në barazim 1-1 kanë qenë shumë emocionuese, me gjermanët që bëjnë lojë dhe kundërshtarët që tentojnë të mbrohen dhe të kundërsulmojnë. Avantazhi për djemtë e Lëvit erdhi në minutën e 19 falë Podolskit. Barazimi vjen në minutën e 24-t me Kron-Dehli: goditje me kokë që përfundon pas shpatullave të Nojerit. Raste për Gomezin dhe Khedirën, i pari i ndalur nga portieri danez, i dyti gjuajti pak mbi traversë. Në pjesën e dytë, Gjermania duket se nuk ka llojin e saj të zakonshëm dhe Danimarka i shkoi afër avantazhit 2-1 me Jakob Poulsen (50’). Më pas skuadra e Lëv rimerr frenat dhe në të 80-ën minutë shënon edhe golin e dytë me Bender. Rezultati përfundimtar 1-2 firmosi kualifikimin e Gjermanisë me 3 fitore në 3 ndeshje dhe eliminimin e Danimarkës së pafat.
Portugali-Holandë 1-2
PORTUGALIA (4-3-3)
Rui Patricio; Zhoao Pereira, Bruno Alves, Pepe, Fabio Koentrao; Raul Meireles (Kustodio 72’), Miguel Veloso, Zhoao Mutinjo; Nani (Ronaldo 87’), Helder Postiga (Nelson Oliveira 64’), Kristiano Ronaldo
Tr.: Paulo Bento
HOLANDA (4-2-3-1)
Maarten Stekelenburg; Gregory van der Viel, Ron Vlaar, Joris Mathijsen, Jetro Vilems (Ibrahim Afelai 69’); Nigel de Jong, Rafael van der Vaart; Arjen Roben, Robin van Persi, Uesli Shnajder; Klaas Jan Huntelaar
Tr.: Bert van Marëijk
Gjyqtar: Nikola Ricoli (Itali)
Shënues: Ronaldo 28’ e 74’ / Van der Vaart 11′
Kartonë të verdhë: Vilems 51’, van Persi 69’
Danimarkë-Gjermani 1-2
DANIMAKRKA (4-1-4-1)
Stephan Andersen ; Lars Jakobsen, Simon Kjaer, Daniel Ager, Simon Poulsen; Uilliam Kvist; Kristian Eriksen, Jakob Poulsen (Tobias P. Mikkelsen 82’), Niki Zimling (Kristian Poulsen 78’), Mikael Krohn-Dehli; Niklas Bendtner
Tr.: Morten Olsen
GJERMANIA (4-2-3-1)
Manuel Nojer; Lars Bender, Mats Humels, Holger Badshtuber, Filip Lahm; Sami Khedira, Bastian Shvajnshtajger; Tomas Myler (Toni Kroos 84’), Mesut Ëzil, Lukas Podolski (Andre Shyrrle 64’); Mario Gomez (Miroslav Klose 74’)
Tr.: Joakim Lëv
Gjyqtar: Karlos Velasko Karbalo (Spanjë)
Shënues: M. Krohn-Dehli 24′ / Podolski 19′, Bender 80’
Kartonë të verdhë:
