Portugalia u eleminua ditën e sotme nga Kupa e Botës, pas humbjes 1 me 0 kundër Marokut.
Trajneri Fernando Santos kishte zgjedhur që ylli i skuadrës, Cristiano Ronaldo ta niste nga stoli, për t’u futur në lojë vetëm në minutën e 51, por pa mundur të gjejë golin, për t’i dhënë skuadrës së tij një mundësi.
Për këtë ka reaguar dhe partnerja e portugezit, Georgina e cila e ka cilësuar vendim të gabuar, por duke hedhur dhe akuza ndaj një prej shokëve të skuadrës së Ronaldos. Ajo nuk e përmend me emër, por shprehet se ai “mik” është një person për të cilin CR7-ta ka vetëm fjalë të mira dhe admirim.