Në ceremoninë e Globe Soccer Awards në Dubai, Cristiano Ronaldo nuk shkëlqeu vetëm për trofetë, pasi u shpall lojtari më i mirë i Lindjes së Mesme, por gjithashtu tërhoqi vëmendjen për një detaj tjetër shumë të veçantë. Legjenda portugeze mbante në dorë një orë të çmuar nga koleksioni Patek Philippe Nautilus, një orë 18 karat e stolisur me diamante, e cila ka një vlerë që kap afërsisht 700 mijë euro.

Për çdo person tjetër, kjo do të ishte një pasuri shumë e madhe, por jo për Ronaldon. Në fakt, për sulmuesin e Al Nassr, kjo orë është sa një ditë pune. Në bazë të llogaritjeve, Ronaldo fiton rreth 600 mijë euro në ditë, që do të thotë se i duhet më pak se 24 orë pune për të blerë një xhevahir të tillë.

Kjo orë është vetëm një nga shumë aksesorët luksozë që Ronaldo ka në koleksionin e tij. Në moshën 42-vjeçare, ai vazhdon të thyejë rekorde në fushë dhe të mbajë një imazh të pakrahasueshëm jashtë saj, duke qenë gjithmonë në qendër të vëmendjes, si një ikonë e sportit dhe e stilit të jetesës.