Wayne Rooney vazhdon të shkëlqejë në Major League Soccer. Në takimin e të mërkurës mes Dc United dhe Toronto FC, ish-“ylli” i Manchester United realizoi një gol spektakolar me një goditje të lirë nga një distancë e largët, duke i dhënë fitoren skuadrës nga Washingtoni. Ky ishte goli i gjashtë i Rooney-t në pesë ndeshjet e fundit, 4 nga të cilat DC United i ka fituar, duke u ngjitur në zonën play off.


Rooney ka treguar formë të mirë që kur u largua nga Evertoni drejt MLS në qershor të këtij viti. Në 17 ndeshje në total, ka mundur të realizoi 10 gola.



18 tetor 2018 (gazeta-Shqip.com)