Imazhi publik i Michael Schumacher, qe prej vitesh është mbrojtur nga Jean Todt, zbulon një anë më humane dhe më komplekse. Në podcastin ‘High Performance’, ish shefi i Ferrarit bëri një rrëfim të ndershëm për dy episodet më kontroverse të karrierës së Kaiser-it; Jerez 1997 dhe Montecarlo 2006.

Duke analizuar përplasjen me Jacques Villeneuve në finalen e sezonit 1997, Todt pranoi hapur natyrën vullnetare të gjestit. ‘Shkoi të përplasej me Jacques, dua të them, qëllimisht-tha Todt, që gjithsesi e përjashtoi kryerjen e llogarive me gjakftohtësi nga ana e tij duke folur më shumë për një reagim instiktiv të diktuar nga presioni i momentit. Sipas Todt, Schumacher tentoi ta evitojë por e bëri në mënyrë të gabuar duke e cilësuar aksionin si një lëvizje të shëmtuar, jo të nevojshme

Edhe në episodin e vitit 2006 në Monaco, kur Michael parkoi makinën për të bllokuar xhiron e Alonsos, fjalët e Todt ishin të qarta. ‘Michael ndaloi enkas-tha Todt. Por në atë kohë penaliteti që iu dha Schumacher i kushtoi shtrenjtë gjermanit duke ndikuar shumë te beteja për titullin. Aspekti më prekës i tregimit të Todt kishte të bëntë me personalitetin në thellësi të Shumacher, larg prozhektorëve dhe ftohtësisë agonistike. Francezi e përshkruante Schumacher si një personalitet të brishtë, por edhe të ndrojtur dhe bujar