Një skenë sa tragjike aq edhe rrëqethëse ka tronditur ambientin e Botërorit 2026.
Trajneri i RD Kongos, Sebastien Desabre, përjetoi dy humbje shkatërruese brenda pak minutash: eliminimin nga Anglia (2-1) në fazën e 16-të dhe vdekjen e babait.
Pak pasi Harry Kane i dha fund ëndrrës historike të “Leopardëve”, në fund të konferencës për shtyp, federata kongoleze njoftoi trajnerin për vdekjen e babait të tij.
Lajmi u dha në sy të kamerave dhe gazetarëve, në një moment që media franceze e përshkroi si të pashpjegueshëm dhe tërësisht surreal.
Ky përfundim vjen pas një rrugëtimi heroik për Kongon, e cila u kthye në Kupën e Botës pas plot 52 vitesh. Tragjedia është konfirmuar nga Foot Mercato, që publikoi edhe pamjet e rënda të këtij momenti të vështirë.


