Miqësorja


Hamdi Salihi duket se është lënë jashtë listës nga Kombëtarja edhe për miqësoren ndaj Moldavisë, më 12 gusht në kryeqytet. Këtë e ka lënë të nënkuptohet trajneri i përfaqësueses kuqezi, Xhani De Biazi, i cili është shprehur se shqiptari i DC Junajtid do të ishte më mirë që të grumbullohej vetëm për ndeshjet zyrtare. “Salihi është një futbollist i shkëlqyer dhe një pjesë shumë e rëndësishme e skuadrës përfaqësuese, por mendoj se do të ishte më mirë që atij t’ia kursenim udhëtimet e gjata në ndeshjet miqësore. Gjykoj se do të ishte më mirë që ai të grumbullohej vetëm në ndeshjet eliminatore”, kanë qenë fjalët e De Biazit.


 


Distanca


“Salihi është një futbollist i rëndësishëm Kombëtares, por mendoj se do të ishte më mirë që atij t’ia kursenim udhëtimet e gjata në ndeshjet miqësore”, tha De Biazi