Luka Modrić do t’i thotë lamtumirë fanellës së Real Madridit të shtunën në orën 16:15 në ndeshjen kundër Sociedadit. Do të jetë emocionale në çdo kuptim, teksa ai largohet me trajnerin Carlo Ancelotti.
Megjithatë, asi kroat nuk do t’i thotë lamtumirë karrierës së tij sepse ofertat po vijnë, dhe njëra mund të aktivizohet pas një viti, thekson “Marka”. David Beckham dëshiron ta bashkojë Lukën me Lionel Messin dhe të fillojë të pushtojë MLS-në.
“Marka” thekson se vetë Messi kërkoi në prill që Modrić të sillej menjëherë në qershor, në mënyrë që të ndihmonte Inter Miami në Kupën e Botës për Klube. Paga është 2.5 milionë dollarë në vit, dhe pas 10 vitesh rivalitet, lojtarë të Realit dhe Barcelonës mund të luajnë me të njëjtën fanellë.