Ish-fituesi i Topit të Artë, ukrainasi Andriy Shevchenko, i ka bërë thirrje të gjithë tifozëve londinezë që i kanë dalë kundra pronarit Roman Abramovich, që t’i ndalin thirrjet e tyre kundra.
Sipas ish-futbollistit të Milan dhe Chelsea-t, ishte pikërisht manjati rus që me investimet e tij e çoi Chelsea-n në majë të Europës.
“Këndoni për paqen” këshillon Shevchenko. Legjenda ukrainase në një intervistë për Daily Mail ka folur dhe për raportin që ka pasur me bosin rus: “Kemi pasur një raport të gjatë miqësorë por nuk besoj se do të jetë si më parë.
Di që janë të shumtë rusët të cilët dëshirojnë që lufta të ndalojë. Apeli im shkon për të gjithë rusët, të bëjnë pjesën e tyre që të rikthehet sërish paqja, të ndalohet vrasja e fëmijëve dhe personave të pafajshëm. Të gjithë e dimë që lufta është e pamëshirshme por nuk mund të qëndrojmë si spektator”, theksoi ndër të tjera Sheva.