Rreth një javë nga ceremonia e hapjes së Lojrave Olimpike Dimërore, Milano-Cortina, Lara Colturi pati një mbyllje jo ashtu si pritej në dy gara e fundit të Kupës së Botës. Ajo përfundoi e 20-a në Kronplatz dhe e skualifikuar në Spindleruv Mlyn, ku tregoi edhe një gjendje jo optimale shëndetësore.

Temperatura e lartë në garën e Italisë, rreth një javë e gjysmë më parë, që e renditi të 20-të në në Kronplatz me sa duket ka vazhduar dhe është rënduar pasi brenda pak ditëve ju desh të udhëtojë nga Italia në Republikën Çeke, ku sërish nuk ja doli.

Më pas një nga sponsorat e saj kryesorë e ka marrë dhe transportuar më pas në një spital të specializuar për analiza të mëtejshme. Por burime për gazetarin Endi Tufa të Top Channel, konfirmojnë se nuk bëhet fjalë për diçka serioze, por për një ftohje dhe disa kontrolle shtesë për të qenë në formën e sajë optimale për garën e datës 15 shkurt.

Ndërkohë që ky kontroll mjekësor në Austri, do ta pengojë Larën që të jetë në ceremoninë e së premtes të dorëzimit të flamurit përfaqësues që do të zhvillohet në ambientin e Pallatit të Brigadave në praninë e presidentit të Republikës, Bajram Begaj.