Novak Djokovic fitoi titullin e tij të shtatë në Wimbledon dhe të katërtin me radhë duke mposhtur Nick Kyrgios. Ky sukses i shtatë i tenistit serb në Wimbledon, erdhi në një vit të mbushur me polemika për shkak të përjashtimit nga Australia Open si pasojë e vaksinës.
35-vjeçari serb tani ka 21 tituj Grand Slam, një më shumë se Roger Federer dhe një më pak Rafael Nadal. Forma e tij ka qenë jo e mirë këto dy javë, por, siç ndodh shpesh, ai shkëlqen kur duhet.
Kyrgios po luante në finalen e tij të parë të madhe në moshën 27-vjeçare dhe ishte pothuajse perfekt në setin e parë, duke rrëzuar shtatë ase dhe duke humbur vetëm pesë pikë në shërbim.