Situata nuk duket e qetë te Serbia, teksa na ndajnë vetëm pak ditë nga dueli mes Shqipërinë. Trajneri Dragan Stojkoviç tregoi në konferencë për shtyp se kanë disa probleme për shkak dëmtimesh.
“Si gjithmonë, nuk fshehim asgjë, ka pasur disa ndryshime. Kemi një listë të gjatë lëndimesh. Dëmtimi i Sasha Lukiç, pushim 4 deri në 6 javë, Ivan Iliç ka një dëmtim në pulpë. Ju tashmë e dini për Katai që ka një dëmtim në gju.
Kosta Nedeljkoviç dy muaj pa stërvitje, Gudelj ndjeu dhimbje mbrëmë, Vanja Milinkoviç Saviç telefonoi mjekun mbrëmë se kishte dhimbje në pjesën e poshtme të shpinës dhe se luajti mbrëmë nën injeksione”, u shpreh Stojkoviç.