Federata Serbe e Futbollit ka shpallur listën e lojtarëve për ndeshjet kualifikuese të Botërorit 2026 ndaj Shqipërisë dhe Andorrës, që do të zhvillohen më 11 dhe 14 tetor.
Trajneri Dragan Stojkovic ka bërë befasinë duke mos grumbulluar sulmuesin më në formë, Aleksandar Katai. Megjithatë, nuk mungojnë emra të mëdhenj si Dusan Vlahovic, Aleksandar Mitrovic dhe Luka Jovic, të cilët pritet të udhëheqin sulmin e serbëve.
Ndeshja ndaj Shqipërisë, e cila do të zhvillohet në Leskovac më 11 tetor, konsiderohet vendimtare për fatin e të dyja kombëtareve në rrugën drejt Botërorit 2026, duke premtuar një duel të zjarrtë mes kuqezinjve dhe Serbisë.
