Numri i skuadrave pjesëmarrëse në një botëror vazhdon të diskutohet. Pas deklaratave të Infantinos që ironizoi kombëtaren italiane, tani në vorbullën e polemikave është vënë presidenti i UEFA, Aleksandër Ceferin.

Gjatë një eventi në Ljubjanë përpara fillimit të Botërorit, Ceferin e përkufizoi si një gabim zgjerimin e Botërorit me 48 skuadra duke qenë se ka ndeshje jo të ekuilibruara dhe pa interes. Ceferin shtoi se fakti se edhe vendet më të vogla mund të përjetojnë energjinë e eventit është një aspekt pozitiv, por kjo nuk mjaftoi që të frenojë reagimin e 14 nga 48 kombëtareve të impenjuara në Botërorin 2026 të cilat janë përgjigjur me një letër.

Kepi i Gjelbër, Curaçao, Uzbekistani, Republia Demokratice e Kongos, Haiti, Algjeria, Tunizia, Maroku, Egjipti, Gana, Senegali, Bregu i Fildishte dhe Afrika e Jugut dolën me një deklaratë të përbashkët, duke shprehur kështu një zhgënjim të thellë kundrejt Ceferin

“Kundërshtojmë me respekt, por me vendosmëri këto pohime. Për vendet tona nuk ka asnjë Kupë Bote që nuk është e rëndësishme. Të sugjerosh se këto ndeshje janë në njëfarë mënyre më pak të rëndësishme, t’i nuk llogarit përpjekjet, sakrificat dhe aspiratat e lojtarëve, trajnerëve, klubeve, drejtuesve dhe tifozëve në të gjithë botës-vijon komunikata-pas çdo kualifikimi ka vite pune dhe investime. Pas çdo kombëtareje janë komunitete të tëra dhe miliona persona që e shohin futbollin si burim krenarie, shprese dhe uniteti.

Futbolli nuk i përket një grupi të ngushtë vendesh-theksohet më tej në komunikatë-forca tij buron nga universaliteti i tij. Kupa e Botës është kompeticioni më i madh futbollistik në botë pikërisht sepse bashkon kultura, histori dhe rrugëtime futbollistike të ndryshme. Për shumë vende, pjesëmarrja në Botëror nuk është vetë një arritje sportive, është një moment që frymëzin një brez, nxit zhvillimin e futbollit dhe krijon kujtime që zgjasin përgjithmonë. Besojmë se çdo kombëtare që kualifikohet meriton respekt. Çdo skuadër e ka fituar vendin e saj me meritë. Çdo tifoz ka të drejtë të ëndërrojë. Çdo ndeshje ka një domethënie për miliona persona në të gjithë botën. Për këtë arsye refuzojmë deklaratat e presidentit të UEFA dhe konfirmojmë bindjen se rritja e futbollit duhet të vazhdojë dhe të krijojë mundësi, të frymëzojë breza të rinj dhe të përforcojë natyrën globale të sportit tonë. Çdo skuadër është kualifikuar me meritë. Çdo ndeshje ka rëndësi”- thuhej në deklaratë.