Sevilla shpallet kampione e Europa League për herë të gjashtë. Një ndeshje e denjë për finale, me gola dhe raste nga të dyja krahët. 


Kanë qenë zikaltrit që kanë kaluar në avanatazh të parë me një penallti të Lukaku-t.


Ky ka qenë goli i 34-t i belgut në këtë sezon me Inter-in, duke barazuar rekordin e Fenomenit Ronaldo si lojtari me më shumë gola të shënuar në sezonin e parë me milanezët.


Por sfida gjeti ekuilibrat shumë shpejt. Spanjollët janë kundërpërgjigjur në minutën e 12-të, vetëm shtatë minuta pas penalltisë së Lukaku-t.


Autori ka qenë De Jong, i cili ka mposhtur Handanovic me një goditje të bukur fluturimthi me kokë.


Sevilla ka përmbysur rezultatin në minutën e 33-të me një tjetër gol me kokë të De Jong. Reagimi i zikaltërve ka ardhur tri minuta më vonë me Godin.


Sevilla u kthye përsëri në avantazh kundër Inter-it falë një goli të shënuar nga Diego Carlos në minutën e 74-t.


Qendërmbrojtësi ka ndëshkuar zikaltrit me rroveshiatë, i ndihmuar nga një devijim i Lukaku-t.