Ditën e sotme u hodh shorti u kualifikuesve të Botërorit 2026, me Kombëtaren shqiptare që ra në grup me Anglinë, Serbinë, Letoninë dhe Andorrën.
Pas shortit ka folur dhe presidenti i Federatë Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, i cili ka dhënë mendimin e tij për të gjithë kundërshtarët. Ai tha se nuk është i kënaqur për skuadrat që Shqipëria “peshkoi”, dhe se nga të gjitha këndvështrimet në një tjetër grup do ishim më mirë.
Sa i përket Serbisë, Duka tha se sfida e Federatës serbe është për ta organizuar sa më mirë, ndërsa e jona për ta fituar atë ndeshjen.
“E dija rregullin e shortin. Nuk jam shumë i kënaqur dhe i lumtur, me atë çfarë sollën goglat. Mund të ishim në ndonjë grup tjetër, nga të gjitha këndvështrimet do të ishim më mirë.
Pasi pashë skuadrat e para në grupe, grupi K ishte që nuk doja nga të gjitha grupet. Nuk do të dojë një përballje me Anglinë, nga ekipet më të forta. Duhet të përgatitemi edhe kundër Anglisë. Serbia është një kundërshtar me problemet sensitive të veta, uroj që në këto kualifikuese të mendojmë të gjithë vetëm për sport.
Andorra gjithashtu nuk më pëlqen, nuk është komod, duhet të udhëtosh nëpërmjet Barcelonës dhe 3 orë me autobus. Të shikojmë kalendarin, për kundërshtarët e marsit. Stafi t’i përgatisë ato, t’i përvishemi punës me këmbë në tokë. Të luftojmë për një biletë në Botëror. Duhet organizim perfekt dhe impenjim maksimal. E takova para shortit presidenten e Federatës Angleze, edhe i thashë që nuk dua të luajmë kundër jush. Është luks të luash në ‘Wembli’ dhe vështirë të bësh rezultat.
Sfida e Federatës serbe është për ta organizuar sa më mirë, ndërsa e jona për ta fituar atë ndeshjen. Ndeshja me Serbinë do të jetë në shtator, tetor apo nëntor.
Të shikojmë çfarë ndeshje do kemi në mars. Ne e kemi mbështetjen e tifozëve në çdo ndeshje. Tifozët po i presin me kënaqësi dhe dëshirë këto përballje. Janë forcë e shtuar për ekipin tonë. Të gjitha ndeshjet kanë 3 pikë, të gjitha janë të rëndësishme, jo vetëm Anglia”, është shprehur Armand Duka.