Trajneri i Kosovës, Franco Foda, ka paralajmëruar ndryshime në formacion për ndeshjen ndaj Izraelit, e cila zhvillohet të enjten.

Në konferencën për media të mbajtur në Debrecen të Hungarisë, Foda tha se do të ketë ndryshime nga ndeshja e fundit ndaj Austrisë, shkruan A2.

“Do të bëj ndryshime nga ndeshja e kaluar. Do të provojmë të luajmë njëjtë si ndaj Irlandës. As ndaj Austrisë nuk jemi paraqitur shumë keq, por e rëndësishme është të shfaqim lojën që kemi treguar ndaj Irlandës”, ka deklaruar Foda.

Ai u pyet edhe për gjendjen e portierit Aro Muric, i cili kishte pësuar lëndim në ndeshjen e fundit ndaj Austrisë dhe nuk ishte i gatshëm për stërvitje të plota.

“Do të shohim sonte nëse do të jetë gati për nesër apo jo”, tha Foda.