Itali


Lacio ka fituar me vështirësi ndaj Atalantës, të cilën e mposhti pas golave të Kozak dhe Lorik Canës. Kapiteni i Kombëtares sonë kuqezi ka vendosur dyfishimin e shifrave në minutën e 90, duke vulosur suksesin në këtë transfertë. Ai nuk është një sulmues, madje as një mesfushor ofensiv, megjithatë karakteri i fortë e bën që të japë një kontribut edhe te porta kundërshtare. Ky ishte një gol shumë i bukur, një shpërblim i merituar për përkushtimin e shqiptarit nga Kosova. Me golin e tij, Cana i dha edhe më shumë shpresë Lacios për t’u kualifikuar për në Champions League. Lorik Cana shënoi golin e dytë në Serinë A italiane. Goli i parë i Canës ishte shënuar në Leçe, më 10 dhjetor të vitit të kaluar, kur Lacio fitoi me rezultatin 3-2. Loriku shënoi në nisje të pjesës së dytë për avantazhin 2-1 të ekipit të tij. Tashmë mbetet java e fundit për të përcaktuar fatin e lacialëve në Champions apo Europa League.


Goli i dytë


Ky ishte një gol shumë i bukur, një shpërblim i merituar për përkushtimin e shqiptarit nga Kosova, i dyti në Serinë A në sezonin e parë italian