Futbollisti anglez Herry Maguire është dënuar me 15 muaj burg, pas sherrit me disa shqiptarë në Greqi. Ishte muaji gusht i vitit 2020, kur mbrojtësi i Mançester Junajtid u përfshi në një përplasje në Mykonos.
Më pas rezultoi se Maguire kishte gënjyer, se incidenti ishte me disa shqiptarë që i kishin ngacmuar motrën. Mbrojtësi u akuzua në Greqi për sulm të lehtë, kundërshtim të arrestimit dhe tentativë për ryshfet. Dënimi i tij do konvertohet në pezullim me kusht.
Maguire i mohonte të gjitha akuzat dhe për këtë arsye, raportohet se vendimi që u mor sot do të apelohet.




