Rudi Vata ka folur me kritika në emisionin “Breaking”, sa i përket zgjedhjes së Rolando Maran në roli ne trajnerit të kombëtares së Shqipërisë. Sipas Vatës, Maran nuk erdhi me energjinë e duhur, e më shumë, me një projekt serioz për kombëtaren tonë. Ai përmendi emra shqiptarë si Ilir Daja apo Mirel Josa që sipas tij, janë më të përshtatshëm.

“Kombëtarja shqiptare ka shumë gropa që duhen mbushur. Kjo nuk ishte një gropë që ishte sa për tu mbushur. Nuk më la shije të mirë sepse prisja një lider që do vinte aty me disa burra nga pas dhe me një plan serioz që të bënte ndryshimin. Kjo mu duk thjesht një shfaqje sa për të kaluar kohën. Mu duk situatë e sikletshme, e forcuar me Sylvinho aty. Kjo ishte hera e parë që e dëgjoja emrin e trajnerit. futbolli italian ka qenë dikur me vlera të mëdha, por sot ka shumë probleme që ata duhet t’i rregullojnë. Sot është në krizë, kanë vetë nevojë që të gjejnë trajner që të zgjidhë problemet që kanë. Ky trajner ishte si i vetmuar. Sikur ishte në atë zonën po hyj ose jo. Nuk erdhi me siguri. Duhet një njeri të na çojë në nivelin tjetër, niveli tjetër është pjesëmarrja në botëror. Vlera e futbollistëve është më e lartë se ajo e trajnerit aktual sepse ata janë mësuar me punë të nivelit të lartë. Ky trajner nuk është zgjedhja ideale. Kemi nevojë për një trajner me projekt të veçantë, që të na japë leksione dhe frymë profesionale. Kombëtares i duhet një trajner shqiptar, duhet t’i besojmë kulturës dhe emrave shqiptarë. Emra shqiptarë që më duket të përshtatshëm janë Ilir Daja, Mirel Jose. Kanë përjetuar goditje të njëpasnjëshme por sërish janë ringritur. Kanë instiktin e fitimtarit. Nuk e kuptoj ku janë diferencat mes ilir Dajës, që ka drejtua ekipet shqiptare në ligat e Evropës, me Maran që nuk ka eksperiencë me kombëtaret.”- tha ai.