Pamje të pabesueshme janë publikuar nga dhomat e ndërrimit të Real Madrid pas fitores dramatike 3-1 ndaj Paris Saint-Germain në Ligën e Kampionëve.

Ndërsa Karim Benzema u shpall me meritë lojtari i ndeshjes falë hat-trick-ut të tij të jashtëzakonshëm, mesfushori veteran Modric ishte gjithashtu në formë të shkëlqyeshme në Bernabeu.

36-vjeçari dha një asist të bukur për golin e dytë  të Benzemas – goli që barazoi rezultatin e përgjithshëm 2-2.

Përveç asistimit, Modric tregoi cilësinë e tij përgjatë 90 minutave dhe, në fund të fundit, mentaliteti i tij fitues ndihmoi Madridin të mbizotëronte.

Ndërsa lojtarët euforikë të Madridit ktheheshin në dhomën e zhveshjes, pamjet nga El Chiringuito treguan festën e çmendur të çdo pjesëtari të Bernabeut