Fenerbahçe është në kërkim të një trajneri të ri pasi shkarkoi Zhoze Murinjon për shkak të dështimit të tyre për t’u kualifikuar në fazën e grupeve të Ligës së Kampioneve. Sipas raportimeve të fundit, klubi turk po synon një trajner të rëndësishëm, Zinedin Zidane.

Siç raportohet nga gazeta Sabah, presidenti Ali Koç synon të përqendrohet në një emër me apel ndërkombëtar. Kontaktet janë vendosur tashmë midis palëve dhe me sa duket kanë dalë marrëveshje paraprake mbi një bashkëpunim të mundshëm. Detajet financiare dhe kontraktuale mbeten për t’u finalizuar, por mundësia që francezi të marrë drejtimin e klubi turk nuk është aspak e përjashtuar.

Zidane, i cili është 53 vjeç, ka qenë jashtë fushave që nga viti 2021, viti i lamtumirës së tij të dytë me Real Madridin dhe ka refuzuar disa oferta ndërsa pret projektin e duhur.

Megjithatë, Fenerbahçe nuk po e kufizon veten vetëm te Zidan, drejtori sportiv Devin Ozek ka vëzhguar edhe emra të tjerë të mëdhenj ndërkombëtarë, si Ange Postekoglou, Luçiano Spaleti dhe Domeniko Tedesko.

Ndërkohë, drejtuesit turkë kanë intensifikuar bisedimet edhe me Ismail Kartalin, një trajner i cili tashmë i ka drejtuar verdheblutë në disa raste.