Distria Krasniqi vazhdon të gdhendë fort emrin e Kosovës në arenën ndërkombëtare në sportin e Xhudos. Xhudistja shqiptare fitoi medaljen e artë në Grand Slam të Parisit në kategorinë deri në 52 kg duke mundur në finale spanjollen Ariane Toron me Krasniqin që e mposhti kundërshtaren e saj në më pak se 10 sekonda me Ippon.
Distria Krasniqi e nisi rrugëtimin e saj me duelin e raundit të dytë, pasi të parin e kaloi pa dyluftim për shkak të pozicionit të saj në klasifikimin e përgjithshëm. Në raundin e dytë Krasniqi u përball me francezen Alicia Marques, dyluftim të cilin e dominoi nga fillimi deri në fund për ta fituar dhe kaluar në çerekfinale.
Në këtë fazë, Krasniqi dueloi me brazilianen Larissa Pimenta, ndaj të cilës e pati shumë të të vështirë. Gjithsesi xhudistja dardane arriti të fitojë pikë në kohën shtesë duke kaluar në gjysmëfinale ku u ndesh me një tjetër franceze, Amandine Buchard, duke e kaluar edhe atë për të arritur në finalen për medaljen e artë ku si kundërshtare pati Ariane Toro Soler duke marrë edhe triumfin final dhe duke iu gëzuar edhe medaljes së saj të nëntë në Grand Slam të Parisit.
