Bullgari
E shtuna duket se ka qenë dita e shqiptarit Armando Vajushi në kampionatin bullgar. Skuadra e tij Liteks Loveç mori një fitore të rëndësishme në fushën e CSKA-së së Sofjes, ku sulmuesi shkodran ishte edhe protagonist i padiskutueshëm i këtij triumfi fantastik me dopjetën e tij. Goli i parë për 21-vjeçarin erdhi në minutën e 6, duke kaluar në avantazh skuadrën mysafire. Me këtë gol të vetëm është mbyllur pjesa e parë e takimit, ndërsa në të dytën, golin e shënoi në minutën e 56-të.