Era e fortë që ka përfshirë vendin tonë ditën e sotme ka krijuar shumë probleme.

Në Vlorë, pranë pyllit të sodës është shmangur një tragjedi, teksa për shkak të erës është rrëzuar struktura e kalçetos ku po zhvillonte stërvitje skuadra e futbollit e Orikumit.

Në momentin e rrëzimit të strukturës lojtarët kanë qenë brenda kalçetos, por për fat kanë dalë me nxitim që aty duke mos pasur lëndime.

Kujtojmë se më herët, në Kuçovë një 26-vjeçar u lëndua pasi u rrëzua nga çatia e shtëpisë, ndërsa një e mitur 17-vjeçare, u plagos pasi e zuri poshtë një depozitë uji.