Francesco Acerbi, mbrojtësi i Interit, ka refuzuar Italinë pas finales së Champions League. Pavarësisht se u ftua në skuadrën për kualifikueset e Kupës së Botës, Acerbi zgjodhi të qëndrojë në shtëpi pas humbjes shkatërruese 5-0 të zikaltërve ndaj PSG, në finalen e kompeticionit më të rëndësishëm për klube.

Ka qenë trajneri i Italisë, Spalleti që ka dhënë lajmin, në konferencë për shtyp.

“Açerbi nuk iu përgjigj ftesës. A është një refuzim polemizues? Mua më intereson të shkojmë të luajmë, është e qartë se me një lojtar si Açerbi kisha folur më parë, pastaj erdhën mesazhet e telefonatat, por unë nuk dua të mendoj asgjë përveçse për atë që më duhet të bëj.

Ai sot në mëngjes me çoi një mesazh që nuk do të marrë pjesë” – tha Spalleti.

Dumfries: Jemi të zhgënjyer, nuk dolëm asnjëherë në lojën tonë

Gjatë intervistës për CBS Sports, mbrojtësi i Interit, Denzel Dumfries, foli për humbjen 5-0 kundër Paris Saint-Germain në finalen e Champions League.

Sipas Dumfries, skuadra dështoi pasi nuk doli asnjëherë në lojën e vet.  “Ata e meritonin të fitonin 100%, ne e humbëm 5-0. Fatkeqësisht, ndodhi. Ne nuk ishim në gjendje të luanim lojën tonë, ata e merituan dhe ne duhet t’i përgëzojmë ata”- tha Dumfries.

Frattesi i kërkon llogari Inzaghit, përplasje te Interi pas finales

Davide Frattesi nuk u aktivizua asnjë minutë në humbjen 5-0 të Interit ndaj PSG në finalen e Champions. Menjëherë pas vërshëllimës finale të arbitrit, nuk kanë munguar përplasjet brenda klubit zikaltër.

Sipas GDS, Frattesi i ka kërkuar llogari trajnerit Inzaghi. Një situatë tensioni, që shton akoma më shumë kaosin pas finales te ekipi italian.

Kujtojmë që mesfushori Frattesi ishte protagonist ndaj Barcelonës në gjysmëfinale, duke shënuar gol.