Frenkie De Jong po vuan një dëmtim në gju që e pësoi gjatë Botërorin dhe ka qenë në qendër të vëmendjes së medias. Kështu që mesfushori holandez vendosi të reagojë me forcë në lidhje me informacionet e publikuara për gjendjen e tij duke theksuar se janë false dhe se po dëmtojnë imazhin e tij.

Njerëzit mund të thonë se Frenkie është një lojtar i keq apo që nuk i duhet Barcelonës. Mund të thonë që Frenki luajti keq-deklaroi De Jong në një intervistë për gazetarin Gerard Romero-por tani po shkruajnë shumë gjëra të pavërteta dhe po vë re që kjo po dëmton imazhin tim. Po vë re se po ndikojnë te njerëzit dhe te ajo që ata mendojnë për mua. U tha dhe gjithçka nisi me këtu, se unë refuzova të luaja ndaj Atletico në Champions League sezonin e kaluar. Nuk është e vërtetë, nuk është e vërtete. Ëndrra ime është të luaj te Barcelona sidomos në ndeshje të rëndësishjmë si ato të Ligës së Kampioneve. Sigurisht që dua të luaj, e gjithë bota dëshiron të luajë ndeshje të tilla.

Frenkie De Jong më pas përgënjeshtroi disa zëra sipas të cilave holandezi nuk kishte aspak raporte të mira me Hansi Flick.

Është thënë që raportet e mia me trajnerin janë shumë të këqija, gjë që është absolutisht false-vijoi De Jong-kam një marrëdhënie shumë të mirë me trajnerin, flas shumë me të. Mund ta pyesësh trajnerin për të gjithë këtë, që është absolutisht e pavërtetë. Edhe kjo, që raportet e mia me klubin janë të këqija, është e pavërtetë sepse unë flas me shumë njerëz të klubit, me drejtuesit dhe marrëdhënia ime me klubin është shumë e mirë.

Pasi u mësua shkalla e dëmtimit të tij nga testet e kryera në Barcelonë, De Jong po kryen një trajtim konservator për t’u rikuperuar nga dëmtimi në ligamentet e gjurit të djathtë.