Episodi
Pas humbjes, shtypi francez kryqëzon kombëtaren e gjelave dhe trajnerin Blank
Shtypi francez nuk është treguar kurrë i dashur me kombëtaren e Francës dhe në ditën pas humbjes me Spanjën dhe eliminimin nga Europiani është hedhur në gjuetinë e fajtorëve.
Shtypi francez – “SOS Fantazmat”, është titulli i “L’Equipe”, që drejton gishtin kundër futbollistëve, të cilët “në asnjë moment nuk kanë bërë të ketë një përshtypje se mund të fitonin ndeshjen dhe nuk kanë demonstruar karakter”. “‘Le Bleus’ dalin me kokën poshtë”, lexohet në faqen e “Le Monde”, e cila, më shumë sesa të lartësojë forcën e Spanjës, u mëshon fort defekteve të mëdha të Francës: “Mbetet ndjenja e hidhur, se nëse do të kishim qenë më shumë ambiciozë, do të kishim mundur të kalonim një kombëtare, që nuk duket më e pathyeshme”. Kritika të hapura edhe ndaj trajnerit Blank dhe “mbrojtjen e tij të shpikur”. Nuk është më pak e pamëshirshme “Le Journal du dimanche”: “Bye-bye Bleus”. Mes dy skuadrave “kishte një humnerë. E dinim që trajneri Blank i kishte frikë kundërshtarët dhe një gjë e tillë u pa për të paktën një orë”. Flet për një “ndeshje irrituese” gazeta “La Depeche du Midi”, ndërsa “Le Parisien” e hap faqen e saj me titullin: “Çfarë trishtimi”. Në bankën e të akuzuarve janë futbollistët, të cilët “nuk ishin në lartësinë e duhur”. “S’ka mrekulli ndaj kampionëve”, është në fund titulli i “Le Progres”.
Nasri humb kontrollin – i përjashtuar nga 11-shja titullarë dhe i eliminuar nga Europiani 2012, Samir Nasri ka humbur durimin gjatë mbrëmjes së të shtunës, në përfundim të ndeshjes kundër Spanjës, kur sapo ishte futur në zonën mikse. Futbollisti i Mançester Sitit ka zbrazur të gjithë inatin e tij kundrejt një gazetari, i cili e kishte pyetur në lidhje me një koment për ndeshjen. “Ju kërkoni m…, shkruani vetëm …s në gazetat tuaja”, i kishte bërtitur Nasri, pastaj replika e gazetarit (“Nëse nuk ke asgjë për të thënë atëherë qepe”), e cila ka zemëruar akoma edhe më shumë futbollistin, i cili është kthyer mbrapsht dhe ka filluar ta ofendonte “ik q… ” dhe “bir k…”: “Kështu mund të shkruash se të jam përgjigjur në një mënyrë të paedukuar”, ka shtuar francezi, raporti i të cilit me shtypin ka qenë gjithnjë shumë i komplikuar. Gjesti i Nasri është dënuar menjëherë edhe nga trajneri Loren Blank: “Ka qenë një mënyrë të sjelli e dhunshme, nuk ka respektuar një gazetar. Por edhe vetë gazetari, në një farë momenti, nuk ka demonstruar edhe aq respekt. Sigurisht, është një episod që e prish shumë imazhin e Nasri, por edhe atë të kombëtares së Francës”. “Ka qenë një tjetër lajthitje, kanë qenë fjalët e Noel Le Graet, presidentit të Federatës Franceze të futbollit. Do ta diskutojmë me atë, ekzistojnë kultura, inteligjenca të ndryshme në këtë grup, por në përgjithësi të gjithë lojtarët kanë qenë gjithnjë të disponueshëm dhe të sjellshëm kundrejt shtypit”
“Gjela” pa kokë – Ditën pas triumfit ndaj Francës shtypi spanjoll ngre në qiell lojën e “Furive të Kuqe”. “Franca nuk e ka parë topin me sy”, shkruante “Marca”, duke shtuar: “një performancë e paharrueshme e ‘tiki-taka’-s së ‘La Roja’-s i detyron francezët të vrapojnë pas topit, si gjelat pa kokë”. Dhe për më tepër në faqe shfaqet një fotomontazh me flamurin spanjoll në majë të kullës “Eiffel”. “Ksabi Alonso e…Olé” shkruhet në faqen e parë të gazetës “As”, e cila kujton se ajo e shtunës në mbrëmje ishte hera e parë që Spanja arrinte të fitonte kundër Francës në një nga kompeticionet e mëdha ndërkombëtare. Por tani sytë janë kthyer nga Portugalia: “Na pret Kristiano Ronaldo”. Ndërsa “El Pais” i ka bërë elozhe “artit të efikasitetit” të lojës së krijuar nga skuadra e Del Boskes, me lojtarë që kanë ofruar “një performancë kontrolli dhe precizoni në aksionet e tyre”. Benzema, rreziku kryesor, “është futur në kurth mes telave me gjemba dhe është bllokuar nga rrjeti i pasimeve të shumta të spanjollëve”. “Dy goditjet e Ksabi Alonsos në ndeshjen e 100-të me kombëtaren”, lexohet në faqet e “El Mundo”, që duartroket mesfushorin e Realit të Madridit, autor i një dopjete pikërisht në takimin e njëqindtë me bluzën e Spanjës, dhe shton: “Spanja ka torturuar Francën me kontrollin e dendur të topit”.
Trajneri Blank – “Ishte një sjellje e dhunshme, nuk ka respektuar një gazetar. Sigurisht, është një episod që e prish shumë imazhin e Nasri, por edhe të atë të kombëtares së Francës”
Presidenti Le Graet – “Ka qenë një tjetër lajthitje, kanë qenë fjalët e Noel Le Graet, presidentit të Federatës Franceze. Do ta diskutojmë me atë dhe do të marrin masat e duhura”
Ofendimet – “Ju kërkoni m…, shkruani vetëm …s në gazetat tuaja”, i kishte bërtitur Nasri, pastaj replika e gazetarit (“Nëse nuk ke asgjë për të thënë atëherë qepe”), e cila ka zemëruar akoma edhe më shumë futbollistin, i cili është kthyer mbrapsht dhe ka filluar ta ofendonte “ik q… ” dhe “bir k…”: “Kështu mund të shkruash se të jam përgjigjur në një mënyrë të paedukuar”