CanaFederata Shqiptare e Futbollit, njofton të gjithë tifozët dhe të interesuarit, se ka filluar sot ‘online’ shitja e biletave për ndeshjen Shqipëri-Serbi, e vlefshme për kualifikimin në kampionatin Europian “Euro 2016”


Ndeshja do te zhvillohet ne stadiumin “Elbasan Arena” në datën 08 tetor, ora 20.45. Biletat mund të blihen në faqen zyrtare të FSHF-së në internet në linkun https://bileta.fshf.org/biglietteria/listaEventiPub.do?lang=sq


FSHF njofton të gjithë tifozët, se ashtu si në ndeshjet e mëparshme, stadiumi “Elbasan Arena” është i pajisur me sistemin elektronik të kontrollit të biletave dhe biletat kanë elemente sigurie të nivelit më të lartë, të dukshëm dhe të padukshëm në sy të lirë. Sistemet e kontrollit të biletave në hyrjet e stadiumit janë të kompjuterizuara.


“Biletat për këtë event do të jenë të personalizuara dhe për asnjë arsye, asnjë person i cili nuk do të mbajë një biletë me emrin e tij, nuk do te lejohet të hyje në stadium”, – bën me dije FSHF.


Sipas FSHF-së, “listat nominative të personave të pajisur me biletë do t’i komunikohen Policisë së Shtetit për të mundësuar identifikimin dhe ndalimin e të gjithë personave problematikë apo të dyshuar si potencialisht të rrezikshëm për mbarëvajtjen dhe sigurinë e eventit.


Ja çmimet e biletave për ndeshjen me Serbinë


Tribunat C2, G2                 = 1.000 leke


Tribunat C1, C3, G1           = 1.500 leke


Tribunat D, F                     = 2.000 leke


Tribuna E                          = 3.000 leke


Tribunat B1, B5                 = 6.000 leke


Tribunat B2, B4, A1, A4     = 8.000 leke


Tribuna A2, A3, B3            = 10.000 leke


15 shtator 2015 (gazeta-Shqip.com)