Futbolli është një sport që i bashkon të gjithë njerëzit për të shijuar lojën e bukur, megjithatë, kur në të përfshihet politika, krijohen tensione.
Kështu ndodhi në ndeshjen Serbi-Mali i Zi mbrëmjen e djeshme, e vlefshme për kualifikueset e Europianit 2024 që përfundoi me shifrat 3-1 për serbët.
Tifozët e Malit të Zi u përplasën me policinë serbe në tribuna, pasi një stjuart serb vodhi një flamur malazezë në tribunën ku ishin të vendosur këta të fundit. Tifozeria malazeze ka thyer edhe karrige të stadiumit të cilat i hodhën në drejtim të policisë serbe.
Pas veprimit të tifozëve malazezë, ata serb iu kundërpërgjigjën, teksa në një video të publikuar dëgjohen brohorimat: Shqipëri, Shqipëri.
Ndërkohë, për Malin e Zi në fushë u paraqitën nga minuta e parë ishin edhe 3 futbollistët me origjinë shqiptare, Edvin Kuç, Driton Camaj dhe Marko Tuçi.