Rrugën e patëm shumë më të vështirë. Të kualifikohesh në Kupën e Botës nga eliminatoret e Europës është një sfidë e madhe, më e vështirë sesa kualifikueset e Azisë apo Oqeanisë, e po ashtu ku e ku më e zorshme sesa në Amerikën Latine.
Fakt është që në këtë Botëror ishin disa skuadra që ndodhen poshtë Shqipërisë në renditjen e FIFA-s.
Kepi I Gjelbër ishte në vendin e 67-të kur nisi turneu, fare pak poshtë nesh, Kurasao në vendin e 82-të, Haiti I 83-ti dhe Zelanda e Re e 85-ta dhe Gana e 73-ta.
Po ashtu, Bosnjë-Hercegovina ishte në pozicionin 64-ët, Arabia Saudite e 61-ta, Afrika e Jugut e 60-ta, dhe Jordania të cilën ne e mundëm 4-2 në miqësore, u kualifikua duke qenë e 63-ta.
Për momentin, kuqezinjtë janë në vendin e 66-të duke humbur dy pozicione në renditjen e FIFA-s për këtë muaj.
Nëse do të krahasojmë rrugën e kualifikimit, grupet e Europës janë më të forta dhe Shqipëria u detyrua të luante me Anglinë, Serbinë, Letoninë e Andorrën, ndërsa në plej of pati përballë Poloninë, e në rast suksesi do të ndeshej me Suedinë.
Në kontrast me këtë, në Azi ka mjaft skuadra poshtë renditjes sonë në FIFA-a, ndërsa në Amerikën e Jugut, kualifikohen 6 nga 10 skuadrat e eliminatoreve, dhe e shtata luan plej of me një ekip të një kontinenti tjetër.
Presidenti I FIFA-s, Infantino, informoi se do të shqyrtohen plane për një Botëror me 64 ekipe dhe kjo përpara vitit 2030, por duhet parë se cili do të jetë pozicioni I Europës në këtë format edhe më të zgjeruar.
