Shqipëria ka marrë një lajm të mirë nga ndeshja tjetër e grupit në Ligën e Kombeve.
Finlanda dhe Bjellorusia nuk kanë mundur të shkojnë përtej një barazimi pa gola, rezultat që i jep kuqezinjve mundësinë për të synuar kreun e grupit.
Sfida e zhvilluar në Helsinki përfundoi 0-0, pavarësisht se Bjellorusia ishte skuadra që u shfaq më këmbëngulëse në disa momente të takimit.
Miqtë arritën të dërgonin topin në rrjetë në dy raste, por të dy golat u anuluan. Bjellorusët patën gjithashtu një tjetër mundësi të artë, duke goditur traversën.
Barazimi pa gola lë të hapur garën në grup dhe i jep Shqipërisë mundësinë që, me një rezultat pozitiv ndaj San Marinos, të përfitojë në renditje dhe të shkëputet nga rivalët direktë.
Ndeshja e ardhshme e kuqezinjve në Ligën e Kombeve do të jetë pikërisht ndaj San Marinos, ndërsa Finlanda do të përballet me Shqipërinë në sfidën pasardhëse. Në krahun tjetër, Bjellorusia do të luajë ndaj San Marinos.
Barazimi në Helsinki i jep kështu Shqipërisë një mundësi të rëndësishme për të përmirësuar pozitat në grup dhe për të synuar kreun në vijim të kompeticionit.
REZULTATI:
FINLANDË – BJELLORUSI 0-0
Top Channel
