Përfaqësuesi i Shqipërisë në Botërorin e Mundjes të mbajtur në Serbi, Zelimhan Abakarov është renditur i treti.
Bëhet me dije se Shqipëria merr medalje bronzi në Botërorin e Mundjes dhe kjo prej mundësit çeçen që garon për Shqipërinë, Abakarov.
Kujtojmë se një ditë më parë ai u mund nga serbi Stevan Miçiç në gjysmëfinale.
Në rrugën për në finale, Stevan Miçiç fillimisht mposhti Koreanin Kim me 11:0, më pas ishte më i mirë se Abdualev nga Uzbekistani me 7:2.