Kombëtarja shqiptare ka bërë detyrën marrë 3 pikët ndaj Letonisë me një fitore 1-0 në ndeshjen e vlefshme për eliminatoret e Kampionatit Botëror 2026.
Ky takim në Arenën Kombëtare u vulos nga një penallti e kthyer në gol nga Asllani në pjesën e parë.
Megjithatë, vlen për t’u theksuar se kuqezinjtë luajtën mirë deri në minutën e 60, ndërsa më pas vuajtën shumë presionin e miqve, të cilët fatmirësisht nuk mundën të realizojnë golin e barazimit.
Në ndeshjen tjetër të grupit, Anglia fitoi bindshëm 0-5 në Serbi.