Kombëtarja e Shqipëria ka nisur përgatitjet për sfidën e rëndësishme ndaj Polonisë, që do të luhet më 26 mars në Varshavë, në kuadër të gjysmëfinales së Play Off-it për Botërorin. Kuqezinjtë synojnë vetëm fitoren për të mbajtur gjallë ëndrrën e kualifikimit.
Trajneri Sylvinho ka zhvilluar seancën e parë stërvitore, duke u fokusuar kryesisht në aspektin tekniko-taktik dhe duke vlerësuar nga afër gjendjen e lojtarëve. Megjithatë problemi qëndron se grupi nuk është ende i plotë, pasi mungojnë Arber Hoxha Gripshi, Myrto Uzuni dhe Ylber Ramadani.
Gripshi dhe Uzuni pritet t’i bashkohen skuadrës me vonesë për shkak të distancës, ndërsa Ramadani ka qenë i angazhuar së fundmi në ndeshjen mes AS Roma dhe US Lecce.
Në rast se Shqipëria arrin të kalojë këtë përballje, në finalen e Play Off-it do të përballet me fituesin e çiftit Ukraina – Suedia.
