Trajneri kryesor i ekipit kombëtar të Serbisë, Dragan Stojković, iu drejtua publikut një ditë para ndeshjes kundër Shqipërisë.
Duke folur për pritshmëritë nga ndeshja, Stojković theksoi se është e pamundur që ndeshja të jetë e mërzitshme, duke shtuar se është i qetë dhe se pret që edhe lojtarët e tij të jenë të qetë. Ai tha gjithashtu se nuk kishte asnjë dilemë për formacionin që do të zbresë në fushë dhe komentoi për fishkëllimat që u dëgjuan në stadiumin Rajko Mitic gjatë ndeshjes kundër Anglisë.
Më tej, Stojković deklaroi se frika e tij më e madhe është nëse një prej lojtarëve serb ndëshkohet me karton të kuq.
“Ata nuk mund të na befasojnë në lidhje me formacionin bazë, i dimë dy ndryshimet që do të kenë, por nuk mendoj se do të ndryshojnë asgjë në thelb. Do të ketë një rotacion për shkak të dëmtimeve, por nuk do të ndryshojnë sistemin; do të luajnë me katër mbrojtës në vijën e pasme, kjo është e sigurt. Kur është një ndeshje e rëndësishme si kjo, të gjithë përpiqen të tregojnë cilësinë që kanë dhe ta vendosin atë në plan të parë. Futbolli është një lojë e gjallë dhe nuk mund ta parashikosh kurrë se çfarë mund të ndodhë. Zoti na ruajt nga një karton i kuq… Atëherë gjithçka bie në ujë. Ne do të bëjmë gjithçka për ta paraqitur Serbinë në dritën e duhur.”, tha Stojkovic.