Trajneri i Serbisë, Dragan Stojkoviç, vlerësoi Shqipërinë si një rival të madh dhe skuadër të shkëlqyer e tepër të fortë. Në një konferencë për mediat, tekniku serb iu lut tifozëve dhe lojtarëve që të mendojnë vetëm për futbollin

“Është një skuadër e shkëlqyer, jashtëzakonisht e fortë. Mund të ndodhë gjithçka, shpresoj të jetë më e mira për ne. U lutem tifozëve dhe lojtarëve të mendojnë vetëm futbollin”, theksoi ai.

Ndeshja mes Serbisë dhe Shqipërisë do të luhet në Leskovac, në orën 20:45 më 11 tetor dhe do mund ta ndiqni në ekranin e DigitAlb, në kanalet SuperSport.