Shqipëria pret Poloninë në “Air Albania”, në një ndeshje që nuk do të jetë vendimtare, por do të vendosë jo pak sa i përket ecurisë drejt Europianit Gjermani 2024…8’ – Tentativa e parë e polakëve në portë, por Strakosha pret pa problem një goditje në pozicion të pjerrët

Kronika e ndeshjes:

1′ Starton ndeshja, Shqipëria sfidon Poloninë për një biletë në Euro 2024

8’ – Tentativa e parë e polakëve në portë, por Strakosha pret pa problem një goditje në pozicion të pjerrët

18′ Aksion i bukur nga Bajrami në krahun e majtë të sulmit, fantazisti pason në zonë, por Asani është me vonesë

20′ Na ndëshkon Polonia, Kiwior realizon pas një harkimi në zonë
23′ VAR i vjen në ndihmë Shqipërisë, anulohet goli i polakëve
36′ Mundësi e artë për Shqipërinë, gjithçka nis nga këmbët e Jasir Asanit i cili harkon në zonë aty ku Cikalleshi fton në goditje Asllanin, por mesfushori gabon shënjestër
37′ Goooooooooool! Jasir Asani realizon një perlë të vërtetë, sulmuesi kalon kuqezinjtë në avantazh. Ndizet atmosfera në Air Albania
55′ Tentojnë polakët, por tentativa e Krychowiak shkon shumë larg kuadratit të Strakoshës
61′ Gool Shqipëria! I sapofutur në fushë, në pjesë të dytë shënon Daku.

Pas një goditje nga këndi topi shkon te Lineti, por gjuajtja e tij përfundon jashtë portës së Srakoshës.

86’ Seferi ndëshkohet me karton të verdhë.

85’ Pas një krosimi nga e djathta, Levandovski në zonë gjuan por gjen bllokimin e Hysajt, Me pas edhe gjuajtja e Kivior përfundon në këndore pas devijimit të mbrojtësi.t

83’ Qarkullim i gjatë i topit për kuqezinjtë të cilët nuk lejojnë asnjë hapësirë. Ndeshje perfekte deri tani e prapavijës kuqezi.

80’ Bajrami i lë vendin në fushë Gjasulës në minutat e fundit.

79’ Lineti ndëshkohet me karton të verdhë për një faull në mesfushë.

75’ Muja ndëshkohet me karton të verdhë pas një reagimi të ekzagjeruar në sulm ndaj një kundërshtari.

73’ Polakët janë tashmë ata që kanë plotësisht mbajtjen e topit dhe tentojnë të rihapin sfidën, por nuk ka shumë rreziqe para Strakoshës.

70’ Asani dhe Asllani i lënë vendin në fushë Mujës dhe Bares.

68’ Bajrami provon me një goditje dënimi duke çuar topin në shtyllën në të majtë të Sheznjit, por ky i fundit përgjigjet në pozicion.

63’ Daku ndëshkohet me karton të verdhë pasi festoi duke hequr fanellën.