Ashtu sic pritej ‘derbi i italianëve; mes Roberto Mancinit dhe Simone Inzaghit nuk do të zhvillohej. Sfida mes Al Sadd dhe Al Hilal për AFC Champions League është shtyrë për një datë të pacaktuar. Sfida fillimisht ishte programuar që të luhej këtë të martë dhe ishte e vlefshme për fazën e 1/8 të kompeticionit.

Pas sulmit të SHBA dhe Izraelit mbi Iran dhe në mënyrë të veçantë të kundërpërgjigjes së këtij të fundit mbi vendet e Lindjes së Mesme, Federata e Futbollit të Katarit vendosi të shtyjë ndeshjet e klubeve Al Duhail, Al Sadd dhe Al Ahli duke parë edhe zhvillimet në zonën e Dohas. Ndeshjet e programuara të luheshin në këtë qytet do të zhvillohen në një periudhë të mëpasshme, por që sigurisht nuk është përcaktuar ende.

I njëjti vendim edhe për Al Duhail ndaj Al Ahli, edhe kjo një sfidë për 1/8 e finaleve të AFC Champions League e parashikuar për në mbrëmjen e së hënës dhe çerekfinalen e Kupës së dytë kontinentale mes Al Ahli dhe Al Hussein Irbid.

Konfederata Aziatike e Futbollit në një komunikatë nënvizoi impenjimin për sigurinë e të gjithë pjesëmarrësve dhe tifozëve. Ndryshe nga ndeshjet e shtyra në zonën perërndimore, sfidat në zonën lindore të vendit do të zhvillohen sipas programit. AFC po monitoron me kujdes evoluimin e situatës dhe do të bëjë të ditur kalendarin e ri në faqen e saj zyrtare në momentin e duhur.

Mancini dhe Inzaghi, çfarë ndodhi në ditët e kaluara. Roberto Mancini e shfaqi menjëherë shqetësimin e tij për situatën e luftës në Lindjen e Mesme, duke shfaqur frikën për raketat e interceptuara në zonën e Dohës ku luan skuadra e tij Al Sadd. Padyshim, që vendimi për shtyrjen e ndeshjeve u mirëkuptua dhe pranua edhe nga Simone Inzaghi dhe Al Hilal pas fitores me Al Shabab që e afroi në 3 pikë Al Hilal me kreun e klasifikimit që mbahet nga Al Nassr.