Teksa pak ditë na ndajnë nga ndeshja Shqipëri-Serbi, shqiptarët e Preshevës kanë rrëfyer vështirësitë dhe pasigurinë që kanë.
Në një intervistë me gazetarin Endi Tufa për “Exclusive”, ata kanë rrëfyer se nuk do të marrin pjesë në ndeshjen që do të zhvillohet në stadiumin “Gradski Stadion Dubočica” në Leskovac, më 11 tetor në orën 20:45.
Pjesë nga biseda:
Endi Tufa: Si ju duket që do të vijë kombëtarja këtu?
Shqiptari i Preshevës: Kombëtarja do të vijë por ne nuk do të jemi.
Shqiptari i Preshëvës: Është një ndeshje si thikë me dy presa. E kemi afër vendin ku do të mbahet ndeshja, pavarësisht se kemi dëshirë për t’i mbështetur e kemi të pamundur, kjo për shkak të pasigurisë. Serbia nuk ka arritur t’i menaxhojë tifo-klubet, që i ka agresivë. Siguria nuk na e mundëson të marrim pjesë.
Është vështirë të jesh shqiptar, por edhe më e vështirë është tifozë. Neve problematikat na kanë shoqëruar. Kur kemi ardhur për ndeshje, e më pas kur jemi kthyer në Preshevë kemi pasur probleme.
Endi Tufa: Kam dëgjuar që është e ndaluar të kesh flamurin kuq e zi, merr gjoba.
Shqiptari i Preshëvës: Është mollë e ndaluar. Presioni që kemi na bën që ta përjetojmë edhe më tepër flamurin, jo se jemi më tepër patriotë. Gjobitemi nëse bëjmë veprime ose mbajmë simbole patriotike.Teksa pak ditë na ndajnë nga ndeshja Shqipëri-Serbi, shqiptarët e Preshevës kanë rrëfyer vështirësitë dhe pasigurinë që kanë.