Një tjetër skandal bie mbi futbollin turk. Mbi 150 arbitra në kampionatet profesioniste kanë hyrë në sitën e Federatës Turke të Futbollit për një cështje bastesh

Presidenti i qeverisë së futbollit në Turqi, Ibrahim Haciosmanoglu, foli në një konferencë për shtyp duke bërë të ditur se sipas agjencive qeveritare, të paktën 371 nga 571 gjyqtarë që janë në aktivitet kanë hapur llogari në kompani bastesh. Nga këta 152 arbitra që kanë hapur llogari kanë vendosur baste, ku përfshien 7 arbitra dhe 15 asistentë të nivelit shumë të lartë.

Haciosmanoglu shtoi se 10 gjyqtarë, në 5 vite kanë vendosur baste mbi 10 mijë euro në ndeshje, madje njëri ka shkuar deri në 18 mijë, ndërsa disa prej tyre e kanë bërë një veprim të tillë vetëm 1 herë.

‘E dimë që futbolli turk ka nevojë për një ndryshim-tha presidenti i Federatës Turke-detyra jonë është të cojmë futbollin tonë aty ku i takon dhe ta ripastrojmë nga i gjithë ky pisllëk’

Më pas, Ibrahium Haciosmanoglu siguroi se Komisioni I Disiplinës do të merret menjëherë me këto raste.