Pas eliminimit të hershëm nga Botërori, Kombëtarja e Tunizisë është përfshirë edhe në një tjetër situatë të bujshme.
Sipas raportimit të “Daily Mail”, tetë futbollistë tunizianë kanë rezultuar pozitivë në testet antidoping për substancën clenbuterol, e cila ndodhet në listën e ndaluar të Agjencisë Botërore të Antidopingut (WADA).
Clenbuterol përdoret në disa raste si medikament për trajtimin e problemeve të rrugëve të frymëmarrjes, ndërsa dyshohet se lojtarët mund ta kenë marrë pa dijeni përmes konsumimit të mishit.
Megjithatë, raportimet paraprake bëjnë të ditur se mundësitë për ndëshkime apo pezullime janë të ulëta, pasi deri tani pista kryesore mbetet marrja e paqëllimshme e substancës së ndaluar.
Tunizia e mbylli aventurën në Botëror pa asnjë pikë në grup, ku konkurronte me Holandën, Japoninë dhe Suedinë. Ndërkohë, edhe tre përfaqësueset e tjera të grupit janë eliminuar më pas nga turneu.
