Paralelisht me ndeshjen e Shqipërisë në “Arenën Kombëtare” të Tiranës u zhvillua në Beograd dhe ndeshja e rivalit tonë të vërtetë në garë për vendin e dytë në grup, Serbisë.

Përballë Anglisë ata u turpëruan vërtet me 5 gola, duke humbur sërish vendin e dytë ndaj Shqipërisë, por ajo që i turpëroi edhe më tepër ishin tifozët e tyre ultras. Tifozët në futjen e tyre në stadium nuk ndalën së kënduari refrenin e kotë, atë që tashmë i dallon nga kushdo në Europë për nivelin e tyre, “Kosova është Serbi…”

Huliganët serbë, të shoqëruar nga forcat speciale në Marakana, e filluan dhe mbaruan gjithçka e korret politike që po i bëjnë shembull në çdo dënim të FIFA-s. Nga flamuri me hartën e Kosovës dhe ngjyrat e Serbisë, deri tek thirrjet me hedhje e pritje, ku njëri grup përmendte emrin e Kosovës dhe tjetri të Serbisë.

Një skenë mes të turpshmes dhe qesharakes në atë stadium të tejmbushur ku në të vërtetë, futbollin nuk kishin si ta shihnin, pasi në çdo moment portieri i tyre nxirrte topin nga rrjeta, të paktën 5 herë. Kështu që zgjodhën të bëhen sërish protagonistë këta huliganë që vetëm me futbollin nuk kanë lidhje.

Krejt e kundërta në Tiranë ku edhe pse për fat të keq për disa ngjarje pa lidhje me sportin nga disa tifozë në ndeshjen e shkuar ndaj Serbisë sollën dënimin e një pjese të stadiumit, të 16.500 tifozët kuqezi në stadium dhanë një shembull perfekt të mbështetjes së skuadrës, aq më tepër në një ndeshje si ajo e djeshmja, ku e gjithë vëmendja ishte tek 11-tshja jonë në fushë dhe tek arritja e rezultatit që na duhej dhe që e morëm, raporton gazetari i Top Channel Endi Tufa.

Tashmë rreth një muaj pushim dhe do të na duhet të udhëtojmë drejt Beogradit, ndoshta për finalen e vërtetë të grupit atë ndaj Serbisë në Beograd.

Një ndeshje që vjen 11 vjet nga shfaqja e tyre edhe më e turpshme se e djeshmja ndaj kuqezinjëve, atë mbrëmje të tetorit 2014. Por ndoshta ajo që ndodhi 24 orë më parë ndaj Anglisë mund të na japë një assist nga UEFA, sepse shembuli ëshë I qartë, ata nuk shkojnë në stadium për ekipin e tyre, shkojnë thjesht për të treguar fytyrën që kanë, urrejtjen ndaj nesh dhe asgjë që lidhet me futbollin, gjithësesi ka ende kohë edhe një muaj./ Top Channel