Një skandal ka përfshirë familjen e pilotit legjendar të Formula 1, Michael Schumacher, teksa infermierja që kujdesej për të nga ngritur akuza për përdhunim.
Sipas mediave të huaja, infermierja dyshohet se është përdhunuar nga miku i djalit të Shcumacher, brenda rezidencës ku familja jeton. Sipas aktakuzës, i pandehuri është një pilot australian garash, mik i Mick Schumacher, i cili dyshohet se përdhunoi infermieren brenda rezidencës familjare në Gland, në kantonin e Vaud, në fund të vitit 2019.
Sipas gazetës zvicerane “24heures.ch”, familja Schumacher nuk ka asnjë përfshirje në këtë rast, përveç faktit se incidenti dyshohet se ka ndodhur në shtëpinë e tyre. Asnjë anëtar i familjes nuk ishte i pranishëm kur u krye akti dhe as nuk u thirrën për të dëshmuar.
Prokurori Xavier Christ, i cili po merret me çështjen, nuk ka kërkuar pjesëmarrjen e familjes në procedurat gjyqësore.
Viktima e dyshuar, atëherë në të tridhjetat, punonte në ekipin e përhershëm mjekësor që kujdesej për Schumacher, pasi ai pësoi një dëmtim të rëndë në kokë në një aksident me ski në Meribel, në vitin 2013. I pandehuri, gjithashtu në fund të të tridhjetave, ishte një pilot profesionist garash me ambicie për Formula 1 që nuk i arriti kurrë.