Ndeshja e Kategorisë së Dytë mes Sopotit të Librazhdit dhe Beslidhjes, është kthyer në një skandal të vërtetë në fundin e saj, duke eklipsuar futbollin. Teksa gjithçka nisi në mënyrën më të bukur, me 3 mijë tifozë të pranishëm, rritëm dhe gola spektakolarë, fundi nuk ishte i tillë.

Në përfundim të ndeshjes, teksa futbollistët e ekipit mik po i drejtoheshin dhomave të zhveshjes, ata u përfshinë në përplasje me punonjës të Policisë Bashkiake. Sipas informacioneve paraprake, një prej punonjësve është goditur me grusht në rrethana ende të paqarta.

Situata ka sjellë edhe acarimin e tifozëve, ndërsa ndërhyrja e forcave të policisë ka shmangur përshkallëzimin e mëtejshëm dhe përplasje të dhunshme. Paraprakisht, të paktën tre persona janë shoqëruar në komisariatin e Policisë së Librazhdit për sqarimin e plotë të ngjarjes.