Ndeshja e Superligës mes Flamurtarit dhe Teutës në stadiumin e Vlorës u ndërpre në minutën e 69-të, kur disa tifozë vendas kapërcyen gardhet rrethuese të tribunës përballë dhe u përleshën me disa futbollistë të Teutës.

Në fushë pati tension të shtuar dhe ndeshja u ndërpre, me policinë që mori nën kontroll situatën.

Për shumë minuta arbitri Eldorian Hamiti u vendos në dhomat të zhveshjes dhe kushti për të rinisur sfidën edhe sipas delegatit të ndeshjes është zbrazja e tribunës përballë nga tifozët.

Në momentin e incidentit Teuta po fitonte 0-1.