
Edhe pse ka 13 vite që Kosova ka fituar pavarësinë emri i saj ende nuk po zë vend as në sport.
Tashmë dihet që kur luan me Spanjën kombëtarja kosovare e futbollit, ata nuk ia shënojnë emrin e plotë.
Por një gafë vjen dhe nga organi drejtues i futbollit në Europë. UEFA ka publikuar sot logon e re të Euro 2024 dhe e ka bërë me një skandal të shëmtuar. Nuk dihet se si dhe pse, por në hartën e UEFA-s, Kosova ka përfunduar e bashkuar me Serbinë.
Në logon e aktivitetit, UEFA ka vendosur shumë ngjyra që burojnë nga flamujt e shteteve anëtare në Europë, për të bërë një bashkim ngjyrash që të tregojë diversitetin. Por në videon shpjeguese të krijimit kësaj logoje të veçantë, shfaqet një gafë e rëndë sa i përket hartës.
Pjesa që i përket Kosovës dhe Serbisë mbulohet nga të njëjtat ngjyra dhe i njëjti dizajn, pa nëj ndarje të dukshme siç ndodh me shtetet e tjera.
