Federata e Futbollit të Koresë së Jugut është përfshirë nga një skandal, pasi dyshohet se u ka ofruar gjyqtarëve të ndeshjeve “argëtim seksual”, në këmbim ta favorizimeve në ndeshje. Federata dyshohet se ka organizuar argëtim të tillë për rreth 10 gjyqtarë të caktuar për shtatë ndeshje të luajtura në vitin 2011. Ndeshjet përfshinin kualifikuese për Kupën e Botës FIFA 2014 dhe Lojërat Olimpike të Londrës 2012, ashtu si dhe miqësore ndërkombëtare. JTBC raportoi se KFA përdori kartat e kreditit të institucionit për të paguar miliona para për shërbime argëtimi seksual në institucionet e argëtimit për të rritur në Seul, Çanguon dhe Ulsan. Një zyrtar i atëhershëm i KFA konfirmoi se kjo ishte “një praktikë e zakonshme në atë kohë”.
“Mund të ketë pasur incidente 15 vjet më parë, por që atëherë kemi zbatuar udhëzime të brendshme të rrepta dhe po bëjmë çdo përpjekje për të parandaluar që diçka e tillë të ndodhë përsëri”, ishte reagimi zyrtar i Federatës pas publikimit të lajmit.
Federata është aktualisht nën shqyrtim nga autoritetet shtetërore për emërimin e ish-trajnerit të ekipit kombëtar, Hong Mjung-bo si dhe menaxhimit të saj të përgjithshëm.
