Një incident i rëndë u regjistruar mbrëmjen e djeshme në ndeshjen mes Kosovës dhe Rumanisë, e vlefshme për Ligën e Kombeve.
Pas 90 minutash ku “Dardanët” kanë luajtur nën zhurmën e thirrjeve dhe koreve raciste, lojtarët e Kosovës vendosën të braktisnin ndeshjen. Në minutën e 93-të, Amir Rrahmani ishte i pari që udhëhoqi lojtarët drejt dhomave të zhveshjes, pasi nga tribunat filluan fyerjet dhe thirrje “Serbia, Serbia”.
Rrahmani mori këtë vendim pas një komunikimi të shkurtër me disa nga shokët e skuadrës dhe më pas, ai u bëri me dorë edhe të tjerëve që të largoheshin nga fusha e lojës, mes habisë së trajnerit Franko Foda.
UEFA kishte paralajmëruar Federatën Rumune që do të përballej me pasoja nëse tifozët e saj, të cilët edhe më parë kanë dhuruar shfaqje anti-shqiptare, do të përsërisnin këto sjellje.